Diten e djeshme eshte mbyllur nje prej kampionateve te kategorive te uleta te futbollit italian, pikerisht ai “Exellenza” dhe njeri prej ekipeve pjesmarrese ne te, pikerisht Sassa Marconi ka zene vendin e pare dhe si rrjedhoje ka merituar te drejten qe ne sezonin e ardhshem te luaje ne Seria D.

Nje kontribut shume te madh ne kete sukses ka arritur edhe nje futbollist shqiptar, pikerisht shkodrani Gabriel Kulla. Siç kemi bere te ditur edhe me perpara, ai eshte vetem 16 vjeç por ka luajtur me sukses ne kete ekip te rriturish duke kontribuar me lojen dhe golat e tij te shumte.

Bashke me dy te djeshmit, ai e ka çuar ne 11 numrin e golave te shenuar gjate ketij kampionati dhe kjo tregon me se miri vlerat e ketij futbollisti qe premton shume per te ardhmen.

Pikerisht per kete kontribut te madh per te, ekipi Sassa Marconi permes faqes zyrtare gjate dites se sotme i ka bere nje falenderim publik Kulles duke e vleresuar maksimalisht per vlerat e treguara. “Gabriel Tower- Gabriel Kulla. Talent, klas i lindur, personalitet, lojtar i vertete”.

Megjithate Kulla qe eshte njekohesisht edhe lojtar i kombetares U17 te Shqiperise me shume siguri nuk do te luaje ne sezonin e ri ne Seria D me Sassa Marconi sepse jane disa klube te njohura qe duan sherbimet e tij dhe eshte e sigurte se do ta shohim duke luajtur diku tjeter./www.shkodrasport.com/