Për Romelu Lukaku ka një kontratë dyvjeçare me një pagë prej afro 50 milionë euro në total nga Al Hilal.

Huazimi i belgut me nënkampionët e Champions League, Interin, do të mbyllet këtë verë, me Lukakun që do të ribashkohet me Chelsea nën drejtimin e trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.

Nga raportimet e ndryshme thuhet se Lukaku është takuar ditën e hënë me zyrtarët e klubit saudit për të diskutuar marrëveshjen e mundshme.

Sipas “Goal”, Chelsea është i gatshëm të shesë Lukakun dhe do të kërkonte një tarifë pak më të madhe se gjysma e asaj që pagoi dy sezone më parë.