HomeKRYESOREKlubi turk shkarkon holandezin Patrick Kluivert, mund ta pasojë një kampion bote

Klubi turk shkarkon holandezin Patrick Kluivert, mund ta pasojë një kampion bote

Përvojës së Patrick Kluivert në krye të skuadrës turke, Adana Demirspor, i vjen fundi. Humbja ndaj Samsunsporit (2-3), të dielën, vulosi fatin e trajnerit holandez, i cili ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Në detyrë që prej muajit korrik, ish-drejtori i futbollit të PSG-së pati përvojën e tij të parë në stolin e një klubi në Turqi.

“Me marrëveshje të dyanshme u ndamë nga trajneri ynë, z. Patrick Kluivert. Dëshirojmë të falënderojmë zotin Kluivert dhe stafin e tij për atë që i kanë sjellë klubit tonë dhe t’i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, ka zyrtarizuar klubi në një njoftim për shtypin.

Klubi i Adanas e nisi mirë sezonin dhe renditet në vendin e pestë në kampionatin turk.Mario Balotelli, M’Baye Niang, Nani dhe Benjamin Stambouli, emra të njohur që luajnë për këtë skuadër, ende nuk e dinë se cili do të jetë trajneri i ri vetëm katër ditë para ndeshjes kundër Galatasaray-t, të premtën, në orën 18:00.

Media italiane, më konkretisht “Gazzetta dello Sport”, shkruan se në “pole” për të marrë vendin e lënë bosh nga Kluivert është Fabio Cannavaro.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments