Shume probleme, debate dhe problematike por administratori i Vllaznise Suad Lici eshte i vendosur per te shkuar perpara. Ai nuk preferon te ndalet para asgjeje dhe po vijon projektin e tij ne krye te kuqebluve.

Numri 1 i klubit shkodran ka qene mbreme në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport, ku ka folur per shume gjera, por me se shumti eshte ndalur edhe tek presioni ndaj trajnerit apo dhe atij vete.

“Në një klub futbolli gjithmonë do të ketë problematika. Ka lojtarë që kërkojnë më shumë minuta, por gjithçka duhet të vendoset nëpërmjet meritokracisë. Ne këtë kërkojmë të vendosim në klub.

Nëpërmjet meritokracisë, lojtarët mund të japin më të mirën për skuadrën. Klubi ka marrë dy masa pas një ankese të trajnerit Canaj. Me ardhjen e drejtorit teknik do ta analizojmë këtë situatë”.