Suksesi i djeshëm në Memorialin Ndërkombëtar “Vllaznia 2019” e ka bërë të ndihet mirë boksierin më teknik të tij Arjon Kajoshin. Ai ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në televizionin “Rozafa” ku ka folur në lidhje me këtë aktivitet kur ka deklaruar:

“Memoriali në përgjithësi shkoi mirë. U arritën ato pritshmëri që profesorët tanë prisnin sepse ia shpërblyem me ndeshje të bukura dhe me fitore të bukura. Arritëm të zinim dy vende të para, unë dhe Krenar Zeneli.

Nuk është keq pasi ishte një aktivitet shumë i fortë sepse pjesmarrës ishin disa shtete, në rradhët e të cilëve kishte medalistë europianë, boksierë me shumë përvojë dhe kjo ia rriti vlerën edhe më shumë këtij suksesi.

Suksesi në Memorial ishte një provë për ne sepse po përgatitemi për aktivitete edhe më të rëndësishme në të cilat do të marrim pjesë në të ardhmen”.