Thursday, May 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETifozët kundër Elbasanit pas humbjeve të fundit, reagon klubi: Jo urrejtje ndaj...

Tifozët kundër Elbasanit pas humbjeve të fundit, reagon klubi: Jo urrejtje ndaj futbollistëve, jemi pretendentë kryesorë për titull

Klubi i Elbasanit po kalon ditë të tensionuara pas rezultateve të fundit të verdhebluve, të cilët ndonëse në kryesimin  kampionatit, kanë regjistruar humbje radhazi ndaj ekipeve të mbijetesës si Vora e Bylisi. Skuadra verdheblu ka qenë me fat që kjo ka përkuar me humbjet e Vllaznisë dhe kësisoj nuk ka humbur kreun.

Por ekipi ka humbur mbështetjen e tifozerisë, e cila në rrjetet sociale i është kundërvënë lojtarëve për rezultate e dobëta të fundit dhe mënyrën se si ekipi u shfaq krejtësisht pa dëshirë në ndeshjet e fundit, Kjo situatë ka detyruar klubin që nëpërmjet rrjeteve sociale, t’u bëjë një apel tifozëve të vet që të ndalohet kjo kritikë në një moment historik, pasi qyteti do të kthehej të përjetonte përsëri emocionet e kompeticioneve evropiane pas 20 viteve.

POSTIMI I ELBASANIT

Rikthehemi në kompeticionet europiane pas 20 vitesh!

AF Elbasani ka kaluar javë të vështira në kampionat dhe rezultatet e fundit nuk kanë qenë ato që të gjithë do të dëshironim. E kuptojmë zhgënjimin, emocionin dhe pritshmërinë e madhe të çdo tifozi, sepse ky klub jeton përmes pasionit të qytetit dhe mbështetjes së tribunave.

Por kritika sportive nuk duhet të kthehet kurrë në gjuhë banale, ofendime personale apo gjuhë urrejtjeje ndaj futbollistëve, stafit teknik dhe njerëzve që çdo ditë punojnë për këtë fanellë. Elbasani është më shumë se një rezultat javor. Është histori, identitet, krenari dhe përgjegjësi.

Sot, pavarësisht vështirësive të momentit, skuadra jonë është kryesuese, me dy pikë avantazh, pretendente serioze për titullin kampion dhe zyrtarisht në kompeticionet europiane pas 20 vitesh. Kjo është një arritje që nuk mund dhe nuk duhet të zbehet nga disa rezultate negative.

Në këtë fazë të rëndësishme të sezonit, ekipi nuk ka nevojë për përçarje, por për forcë, besim dhe mbështetje. Futbollistët tanë kanë nevojë të ndiejnë se qyteti është pas tyre, jo kundër tyre.

AF Elbasani respekton çdo kritikë të drejtë dhe çdo mendim të sinqertë, por distancohet kategorikisht nga çdo formë ofendimi, fyerjeje apo gjuhe të papërshtatshme. Ky klub përfaqëson sakrificën, dinjitetin dhe qytetarinë.

Tani është momenti të qëndrojmë bashkë.

Tani është momenti të mbështesim ekipin.

Tani është momenti të tregojmë se çfarë do të thotë të jesh tifoz i Elbasanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments