Ndeshjet çerekfinale të kampionatit kombëtar në volejboll për të reja janë mbyllur me sukses për ekipin e Vllaznisë. Në grupin D ai ka zhvilluar 3 ndeshje dhe i ka fituar të treja.

Në ditën e parë ka mundur 3-1 ekipin Tirana 2, ndërkohë që dje ka zhvilluar dy ndeshje të tjera të cilat i ka fituar edhe ato. Fillimisht ka mundur 3-1 Flamurtarin 1 dhe më pas ka mundur 3-0 edhe Skënderbeun.

Në përfundim të ndeshjeve në grup, Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Ana Gjelaj dhe Ferdinand Bardeli, ka siguruar vendin e parë dhe është kualifikuar për në turin gjysmëfinal.

Tashmë ajo është në pritje të mësimit të emrit të kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në këtë tur, ku padyshim objektivi do të jetë sërish fitorja dhe kalimi në finale.

Kujtojmë se Vllaznia është kampionia në fuqi e vendit dhe do të synojë të njëjtën gjë edhe në këtë sezon. Përbërja e ekipit dhe puna e bërë në stërvitje janë garancia e suksesit të pritshëm të tij.
© shkodrasport.com