Klubi i Futbollit Vllaznia ka konfirmuar mbremjen e sotme disa prej levizjeve qe “Shkodra Sport” ka publikuar ditet e fundit per levizjet ne stafin teknik te ekipit te pare, nderkohe qe ka informuar edhe nje emerim te ri tek ekipi U21.

Keshtu, klubi kuqeblu ka konfirmuar largimin e videoanalistit Xhoen Tugu drejt Spanjes per studime dhe po ashtu ka bere te ditur se vendin e tij do ta zere Ergi Borshi, nje trajner qe e njeh mjaft mire ambjentin kuqeblu.

Ky i fundit prej nje viti ka qene zevendestrajner tek Vllaznia U21 dhe ne vend te tij tashme do te jete Fation Kadija i cili njekohesisht do te mbaje edhe postin e pergatitesit atletik te disa prej ekipeve te Akademise. Ja komunikata e plote e klubit shkodran:

“KF Vllaznia dëshiron të falenderojë Xhoen Tugun për kontributin e tij të dhënë prej dy vitesh në klubin tonë në rolin e videonalistit, ndërkohë që ai tashmë do të largohet drejt Spanjës për studime. Po ashtu, bëjmë të ditur se vendin e tij në këtë pozicion pranë ekipit të parë do ta zërë Ergi Borshi.

Nga ana tjetër, do të jetë Fation Kadija ai që përpos detyrës së përgatitësit atletik të ekipeve U19, U17 dhe U15 të Akademisë, tashmë do të kryejë edhe atë të ndihmëstrajnerit tek ekipi U21”./SHKODRA-SPORT.COM/