www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Klubi Vllaznia: Për stafin teknik vendoset ditët e ardhshme
Klubi Vllaznia: Për stafin teknik vendoset ditët e ardhshme
Nëse janë dënuar futbollistët tek Vllaznia, kjo nuk do të thotë se do mbyllet me kaq. Drejues të klubit kanë jo pak punë edhe me stafin drejtues. Pikërisht për këtë arsye, në vendimin e djeshëm të shpërndarë nga ana e tij, në një pikë thuhet: “Stafi teknik i ekipit të parë të Vllaznisë, do të jetë objekt i një vendimmarrje të mëvonshme”. Që do të thotë se të premten, ditë kur është lënë për t’u zhvilluara analiza e dytë, nuk përjashtohet mundësia që të shkarkohet edhe trajneri Duro. Ose nëse nuk ndodh kjo, do të ketë mbase ndëshkime financiare edhe për të, çka do mund ta detyronin pastaj vetë trajnerin të kërkonte dorëheqjen. Kuptohet që dhe Duro ka shumë përgjegjësi në këtë situatë. Fakti që më të dënuarit nga futbollistët kanë qenë pikërisht ata të ardhurit e merkatos së verës, e vë jo pak në faj këtë trajner. Më së shumti, Osmani, Hysa e Begaj kanë qenë tre lojtarë të kërkuar me ngulm prej tij dhe vetëm Nallbani ka ardhur pas kërkesës së tifozëve për ta patur në skuadër, por gjithsesi me aprovimin e Duros. Në këtë logjikë, të premten me siguri do ketë një ndëshkim edhe për trajnerin. Ai në fakt ka kërkuar tre përforcime për merkaton e janarit por të mos harrojmë se Osmani e Hysa, nëse vendimi për ta mbetet në fuqi, nuk do t’I ketë të gatshëm për tre muaj. Mbase, ka ardhur momenti që ai vetë të ikë vetë duke qenë se bashkëjetesa me Vllazninë thuajse ka përfunduar.