Klubi Vllaznia ka zyrtarizuar ne faqen e tij pak minuta me pare, ate çfare drejtori i Akademise Alban Neziri e kishte deklaruar nje dite me perpara ne prononcimin e tij per gazeten “Shkodra Sport”.
Nga sa behet e ditur, drejtuesit e klubit kane arritur marreveshjen me drejtuesit e kompanise koreane “Fitogether” per te zgjeruar bashkepunimin per jeleket GPS perpos ekipit te pare, edhe tek ato te Akademise Vllaznia. Ja çfare shkruhet ne njoftimin e tij:
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë sepse bashkë me kompaninë “Fitogether” me qendër në Seul të Republikës së Koresë së Jugut, është rënë dakord që sipas partneritetit të krijuar më përpara me të, ai përpos ekipit të parë, të shtrihet edhe tek ekipet U21, U19, U17 dhe U15 të Akademisë tonë.
Nëpërmjet kontributit të kompanise “Fitogether”, do të mbërrijnë në muajin prill në Shkodër jelekët GPS të cilët të cilët do të vihen menjëherë në dispozicion të stafit teknik dhe lojtarëve.
Padyshim që kjo gjë do të ndihmojë në rritjen e punës profesionale me lojtarët e këtyre ekipeve dhe kjo është një garanci më shumë për të ardhmen e tyre”.