Saturday, July 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKoha e shkodranëve tek Luftëtari. Firmos Elidon Dulaj, Behar Ramadani merr edhe...

Koha e shkodranëve tek Luftëtari. Firmos Elidon Dulaj, Behar Ramadani merr edhe postin e zëvendëstrajnerit

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Luftëtari vijon punën intensive për ndërtimin e skuadrës dhe stafit teknik në prag të sezonit të ri duke bërë lëvizje të rëndësishme që synojnë ta rikthejnë klubin sa më konkurrues. Një nga afrimet më të rëndësishme është rikthimi i Elidon Dulaj i cili vjen pas një sezoni të kaluar me skuadrën e Shirokës.

Mesfushori rikthehet te bluzinjtë me më shumë eksperiencë dhe pritet të jetë një element i rëndësishëm në repartin ofensiv. Te Luftëtari besojnë se cilësitë dhe njohja e ambientit nga ana e Dulaj do ta ndihmojnë skuadrën të ketë më shumë forcë në fazën sulmuese gjatë kampionatit të ardhshëm.

Ndërkohë ndryshime priten edhe në stafin teknik teksa burime pran klubit bëjnë me dije se Behar Ramadani është pranë emërimit në postin e ndihmëstrajnerit.

Futbollisti i njohur i Luftëtarit i cili ka qenë një nga figurat më të vlerësuara nga tifozët pritet të nisë një etapë të re në karrierën e tij këtë herë në pankinë.

Emërimi i Ramadanit shihet si një lëvizje e rëndësishme pasi ai njeh shumë mirë filozofinë dhe historinë e klubit. Përvoja e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar për stafin teknik dhe për futbollistët ndërsa objektivi mbetet ndërtimi i një skuadre sa më solide dhe konkurruese.

Me rikthimin e Elidon Dulaj si lojtarë dhe me Behar Ramadanin pran stafit teknik Luftëtari po jep sinjale të qarta se synon të ndërtojë një projekt ambicioz për sezonin e ri duke kombinuar elementë me eksperiencë dhe njohje të klubit për të rikthyer ekipin në nivelet që i takojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments