Ditet kalojne dhe gjithnje e me shume mendja e te gjithe shkodraneve tashme fokusohet tek sfida e se merkures per kupe ndaj Partizanit. Nje ndeshje qe pritet me shume interes sepse duan qe Vllaznia jo vetem te kualifikohet per ne finale te kupes, por edhe “te marre hak” per arbitrimet.
Normal qe edhe per ate çfare ndodhi ne gjysmefinalen e pare ne Elbasan ne mes Partizanit dhe Vllaznise, qe u mbyll me nje gol mese te rregullt te anulluar per shkodranet.
Mbremjen e sotme kemi publikuar nje lajm per nje ofendim dhe kercenim te drejtorit te Partizanit Olsi Rama disa muaj me pare ndaj arbitrit te ndeshjes ndaj Vllaznise, Olsid Ferataj.
Anulloi golin e Vllaznisë në Kupë, ja çfarë ka ndodhur mes arbitrit Ferataj dhe Olsi Ramës
Por nderkohe mesojme edhe diçka tjeter interesante. Arbitri i VAR ne ndeshjen Partizani- Vllaznia (0-0), ai qe nguli kembe per anullimin e golit te Aralices, ka qene Andi Koçi.
Por edhe me te ka nje ndodhi tjeter “interesante”. Deputeti i PS Erion Braçe qe njihet si tifoz i zjarrte i Partizanit, por edhe i afert me drejtuesit e tij, kohe me pare pas nje ndeshje futbolli, e pat sulmuar Andi Koçin.
Pat ndodhur pas nje ndeshje Skenderbeu- Partizani dhe ne raportin e vëzhguesit dhe gjyqtarëve, në përfundimin e takimit, ata kanë shkruar se janë goditur me sende të forta, nga tribuna VIP dhe si agresor është identifikuar pikërisht deputeti Braçe.
Dhe koinçidenca e hidhur eshte se te dy keto arbitra, ne bashkepunim apo jo me njeri- tjetrin i mohuan nje fitore mese te paster Vllaznise, e cila do t’i kishte afruar ata gjithnje e me shume me kualifikimin ne finale te Kupes se Shqiperise te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/