Deri mbreme kane bere qe te gjithe shkodranet te krenohen me lojen e tyre. Ishin ne krye te renditjes, kishin mbrojtjen me te forte te kampionatit dhe per me teper, po benin nje figure shume te mire ne çdo ndeshje.

Humbja ndaj Partizanit sikur ka bere qe besimin ndaj ketyre lojtareve por edhe trajnerit Jonuz te bjere disi ne rradhet e tifozeve. Ndonjeri ka gabuar ndoshta ne pesimin e golave apo ne mos shenimin e tyre. Ashtu siç mund te kete gabuar edhe trajneri me ndonje zevendesim, por kjo nuk do te thote se e gjithe ajo çka kane bere deri tani “t’u shumezohet me zero”.

Prandaj dhe kemi zgjedhur t’u bejme nje thirrje publike: Koken lart djema, çojeni deri ne fund misionin e nisur per te lartesuar emrin e Vllaznise. Misioni juaj tek kjo skuader sapo ka nisur!

Dhe ata duhet ta bejne kete gje sa me shpejt te jete e mundur. Madje, mundesisht qe ne ndeshjen e se merkures ndaj Flamurtarit ne Vlore. Sepse nese nuk ndodh kjo, gjerat do te veshtiresohen serish. Te dielen do te jene serish ne transferten e Laçit e me pas me disa sfida te tjera te veshtira.

Prandaj dhe Vllaznia duhet te tregoje vlerat e veta serish. Ashtu siç kane bere ne shumicen e ndeshjeve te deritanishme. Edhe ndaj Partizanit vertete u munden, por loja e kuqebluve ka qene dinjitoze dhe kjo ka shume rendesi.
www.shkodrasport.com