Napoli shkarkoi nga detyra trajnerin Rudia Garsia më 14 nëntort dhe me emërimin e Valter Maxarrit në pankinë, u mendua se do bëhej kthesa e madhe që do bënte kampionët në fuqi të Serisë A përsëri protagonistë në kampionat.

Por pakkush do ta kishte imagjinuar që kjo skuadër e cila mahniti në edicionin e kaluar, do të bënte edhe më keq me trajnerin italian.

Shifrat tregojnë se me afrimin e trajnerit të ri, performanca e Napolit nuk është rritur, por është përkeqësuar në të gjitha aspektet.

Maxarri, në 8 ndeshjet e tij të para në drejtim, ka siguruar 1,12 pikë për ndeshje, ndërsa Garsia kishte një ritëm prej 1,75 pikësh. Edhe mestaraja e golave të pësuar është rritur, duke kaluar nga 1,1 në kohën e francezit, te shifra 2 me italianin.

As golat e shënuar nuk janë më mirë, pasi kalojnë nga 1,9 në periudhën e Garsias, te 1 në atë të Maxarrit. Tani kreu është 17 pikë larg dhe fakti që Maxarri e mori ekipin enë vendin e katërt dhe e sheh në të shtatin, vërteton se gjërat thjesht janë përkeqësuar.