HomeFUTBOLLKoliçi shkëlqen në Kosovë,vendos rekord me Gjilanin.Ja prej sa ndeshjesh nuk pëson...

Koliçi shkëlqen në Kosovë,vendos rekord me Gjilanin.Ja prej sa ndeshjesh nuk pëson gol

Portieri shqiptar Enea Koliçi ka thyer një rekord me skuadrën e Gjilanit, ku ka arritur të mbajë 7 ndeshje rradhazi portën e paprekur.

Plot 692 minuta gardiani pogradecar ka mbajtur portën gjilanase me kuotën e 0 golave të pësuar, ndeshja e fundit kur ka pësuar gol ishte në fitoren 3-1 ndaj Arbërisë më 5 tetor. Nuk ka munguar edhe urimi i skuadrës kosovare në faqen e saj zyrtare në “Facebook”:

“Portieri ynë Enea Koliçi sot ka thyer rekordin pa pranuar gol në vazhdimësi të ndeshjeve në Superligë 692 minuta, është rekordi i vënë nga gardiani i portës sonë,

Enea Koliçi, ku golin e fundit e kishte pranuar në takimin Gjilani-Arbëria (3:1).”, përfundon postimin skuadra e Gjilanit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments