Ditën e sotme, Vllaznia ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Partizanin. Kuqeblutë nuk kanë mungesa në këtë sfidë, përveç Victor Da Silvës të dëmtuar.

Ndërkohë, për sfidën e rradhës, Zogoviç, Krymi dhe Gjurgjeviç, rrezikojnë për kartonë dhe mund të mos jenë në sfidën me Skënderbeun.

Nga ana tjetër, Vllaznia kërkon dhe dëshiron të marrë tre fitore rradhazi me Partizanin, Skënderbeun dhe Dinamon, teksa këta tre lojtarë konsiderohen të rëndësishëm në lojën e ekipit shkodran dhe do u kërkohet të mos rrezikojnë shumë me kartonët.

Me të tre skuadrat e lartpërmendura, kuqeblutë kanë lënë pikë këtë sezon dhe tashmë kërkojnë revanshin në një farë mënyre, për sprintin final të sezonit.
Maringlen ZHIVANI