Portieri shqiptar i Bolonjas, Marko Molla ka qenë protagonist në videon e fundit të postuar nga shoku i tij i skuadrës Skorupski në Instagram.

Në storyn e postuar shihet 19-vjeçari shqiptar që zhytet së bashku me shokët e skuadrës në një pellg me ujë që ishte formuar nga reshjet dendura të shiut në fushën stërvitore.

Ky veprim i portierit ka vërtetuar dhe një herë harmoninë mes shokëve të skuadrës tek Bolonja, të cilët vendosën që dhe kushtet atmosferike ti kthejnë në favorin e tyre.

Marco Molla eshte me origjine nga Shkodra, ka lindur ne Itali dhe eshte portier i dyte i Bolonjes, e po ashtu edhe pjestar i ekipeve tona kombetare.