lot 14 barazime në 29 javë për shkodranët në Superiore. Kjo është shifra e frikshme e Vllaznisë këtë kampionat, teksa ka lënë shumë pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë, duke qenë larg objektivit minimal që klubi kishte vendosur në fillim të sezonit.

Askush si shkodranët nuk ka bërë kaq shumë barazime, edhe pse rivali i së shtunës, Partizani, e ndjek me 12 të tilla. Ndërkohë, po 12 barazime ka edhe Skënderbeu i vendit të fundit.

Ne pamje te pare, duket se 14 barazimet e shkodraneve tregojne nje pathyeshmeri te tyre, por nuk eshte keshtu. Me sistemin trepikesh te fitores, jane dy pike te lena ne secilin prej ketyre takimeve.

Dhe treguesi me i mire per kete eshte se Vllaznia ka me pak humbje se Partizani, Kukesi e Laçi, por te tre keto ekipe jane me lart ne renditje sepse…kane fituar me shume ndeshje.