Pasditen e sotme është nisur drejt Zagrebit të Kroacisë kombëtarja shqiptare e 18 vjeçarëve që do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe. Në përbërje të kombëtares sonë bëjnë pjesë 4 sportistë dhe pikërisht ai i Vllaznisë, Erald Muhja, i Tiranës Jurgen Uldedaj dhe dy boksierët e Flamurtarit Rexhildo dhe Krenar Zeneli. Këta boksierë janë të shoqëruar nga trajnerët Zef Gjoni e Gëzim Zeneli.
Pikërisht ata në një prononcim për gazetën para nisjes për në Kroaci, janë shprehur optimistë për marrjen e medaljeve në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. “Vitin e kaluar Rexhildo Zeneli dhe Jurgen Uldedaj kanë sjellë medalje të bronzta në Shqipëri nga Kampionati Europina dhe besoj se këta dy sportistë por edhe dy të tjerët do të synojnë sërish për medalje. Këtë e bazojmë tek puna e bërë në stërvitje prej shumë kohësh me ta dhe tashmë mendoj se ka ardhur momenti për të ngritur sërish flamurin shqiptar në arenën europiane”- janë shprehur trajnerët Gjoni dhe Zeneli.
Gjergj KOLA