Kombëtarja shqiptare po kalon ditët më errëta nën drejtimin e trajnerit Christian Panuçi. Kritikat janë të pashmangshme nga të gjithë analistët dhe gazetarët sportivë.

Pas humbjes së kuqezinjve kundër Skocisë me rezultatin 4-0, do të flasë edhe ish-trajneri Gianni De Biazi. Italiani është ftuar në emisionin “Pressing” të drejtuar nga Gerti Çarçani. Moderatori i njohur ka bërë me dije që:

“Me Gianni De Biazin në një bisede interesante rreth detit jo të trazuar, por tejet të tërbuar afër kombëtares.

Një bisedë në emisionin PRESSING në ABC Neës, sonte në mbrëmje, në orën 22:00. Përgjigje për gjithçka po kalon ky ekip me djem të shkëlqyer.

Rrëfen sonte trajneri i kombëtares kuqezi në Europianin e emocioneve të forta. Një moment që duket pak larg të kthehesh.

Më pas një debat energjik me kolegët gazetarë, pikërisht për këtë moment dërrmues, por të rikuperueshëm që po kalon ky ekip. Të drejtën për të ulëritur e ka gjithëkush. Dhe pas Skocisë, erdhi radha e gazetarëve të flasin.

Sonte në mbrëmje, në orën 22:00, në Pressing në ekranin e ABC News”, përfundon Çarçani.