Kombëtarja u-21 e Shqipërisë ka disa ditë që ka nisur grumbullimin e saj për ndeshjet e rradhës kualifikuese. Kuqezinjtë e vegjël do kenë dy përballje me Andorrën dhe Slloveninë.
Pikërisht me ekipin e parë do luhet nesër në orën 19:00 dhe trajneri Alban Bushi po bën përgatitjet e fundit për sfidën.
Nga sa mësohet me shumë mundësi në ndeshjen kundër Andorrës, titullar do luajë edhe Mehdi Çoba. Sulmuesi i Vllaznisë ka bindur ish-sulmuesin që tashmë drejton u-21 prej shumë vitesh.
Vetitë e Çobës duken të rëndësishme për takimin kundër Andorrës, ku shpejtësia dhe nuhatja e golit bien në sy. Në skuadër ka edhe lojtarë të tjerë me origjinë nga Shkodra si: Mitaj, Lakti, Kraja apo edhe Gjini.
Tashmë pritet se kush do jetë në formacion nesër ku për të besuarit e Bushit nuk ka rezultat tjetër se përveç fitores në një takim të tillë.
Endri ÇINARI