Barazimi i sotem ndaj Teutes ka lene Vllaznine ne vendin e tete te renditjes dhe padyshim qe ky nuk eshte nje tregues i mire per kete skuader e cila deri para pak javesh ndodhej ne vendet e para te renditjes por tashme gjerat kane marre rrjedhe krejt tjeter.

Kjo ngaqe kuqeblute prej kater javesh nuk e njohin shijen e fitores teksa kane arritur te grumbullojne vetem dy pike pas dy barazimeve me Tiranen dhe Teuten nderkohe qe kane humbur me Laçin dhe Bylisin.

Kaq ka mjaftuar qe pozitat ne renditje per ta te mos jene aty ku duhet dhe kuptohet qe ne kampin shkodran ka filluar te rikthehet frika e renies nga kategoria ndonese duhen edhe shume jave kampionat deri ne fund.

Por tashme edhe kalendari i ndeshjeve te mbetura deri ne fundin e fazes se dyte nuk eshte shume i favorshem per Vllaznine. Dy javet e ardhshme ajo do te udhetoje nga njeri skaj i Shqiperise ne tjetrin, fillimisht te shtunen e ardhshme ne Gjirokaster dhe me pas ne Korçe per te luajtur ndaj Luftetarit dhe Skenderbeut.

Me pas, do te prese ne Shkoder Kukesin per te shkuar ne Tirane per t’u ndeshur me Partizanin ne ndeshjen e parafundit dhe do ta mbylle ne “Loro Boriçi” ne prag te festave te fundvitit me Flamurtarin.

Trajneri Jonuz ka deklaruar herepashere se skuadra duhet te kape shifren e 26-27 pikeve deri ne fund te dhjetorit dhe mundesite jane por edhe jo sepse te gjitha ndeshjet sa vijne e veshtiresohen.
www.shkodrasport.com