Qe prej te premtes se kaluar, kombetarja shqiptare e futbollit te femrave ka qene e grumbulluar ne Ulqin te Malit te Zi, vend ku po zhvillon pergatitjet per ndeshjen kualifikuese kundër Qipros, e cila do të zhvillohet në datë 11 Mars në transfertë.

Ne dispozicion te trajnerit Grima kane qene 23 futbolliste, kryesisht te kampionatit shqiptar por edhe atij kosovar dhe çdo gje ka shkuar ashtu si duhet.

Duhet permendur fakti qe mikepritja ne qytetin shqiptar te vendit fqinj ka qene shume e mire dhe kete e tregon edhe fakti qe diten e djeshme e gjithe kombetarja jone gjate nje momenti pauze nga stervitja, ka gjetur kohe per te bere nje vizite te veçante.

Pikerisht ne Komunen e Ulqinit, aty ku jane pritur nga vete kryetari Loro Ndrekiq. Ky i fundit ka falenderuar Grimen dhe stafin e kombetares tone qe ka zgjedhur pikerisht qytetin e tyre per te zhvilluar stervitje gjate ketyre diteve.
www.shkodrasport.com