Vllaznia U15 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat teksa mesditen e sotme ka fituar me rezultatin e thelle 5-1 ne Durres ndaj ekipit Akademia Shqiponja.

Per djemte e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi nuk ka qene aspak e veshtire kjo fitore. Ata kane shenuar shume shpejt me ane te futbollistit Egzon Ivziku ndersa me pas ka qene Klenis Smakaj qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit ne minutat 22 dhe 24.

Ne minuten e 35-te ka qene Karasani qe ka shenuar te vetmin gol per vendasit dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 3-1 ne favor te ekipit shkodran.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te shenoheshin edhe dy gola te tjere, pikerisht me ane te mbrojtesit Erigestino Pepnikaj dhe te sulmuesit Jonis Volumi, gola keto qe kane kompletuar fitoren e thelle te Vllaznia U15.

Me kete fitore, Vllaznia U15 eshte ngjitur ne kuoten e 40 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje duke qene keshtu dy pike larg Shenkollit te vendit te dyte dhe tre pike larg Akademise se Futbollit qe mban vendin e pare./SHKODRA-SPORT.COM/