Fituesi i Ligës së kampionëve për vitin e kaluar, Liverpool, ende s’e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të elitës së futbollit europian. Të ‘kuqtë’ gjenden në vendin e parë në grupin E, megjithatë situata nuk është ideale.

Barazimi me Napolin e ka komplikuar tabelën, dhe nëse Liverpooli dëshiron të kalojë në fazën tjetër nuk guxon të humb në Austri kundër Salzburgut.

Edhe klubi austriak ka motiv të madh, pasi me fitore plasohet në mesin e 16 më të mirëve.

Në rast të rezultatit negativ, ekipi i Klopit do të vazhdojë garat në Ligën e Europës, ku do të jenë favorit kryesor për të fituar. Sipas disa kompanive, të kuqtë do të ishin favorit për LE bashkë me Bayer Leverkusen dhe Sevilla.

Manchester City është favorit i parë për fitimin e Ligës së kampionëve, i dyti është Bayerni, kurse Liverpooli nëse mbetet në garë është favorit i tretë.