HomeKRYESOREKomuna në Itali nderon mbrojtësin shkodran. Marash Kumbulla një shembull për t'u...

Komuna në Itali nderon mbrojtësin shkodran. Marash Kumbulla një shembull për t’u ndjekur

Marash Kumbulla duket se ka fituar jo vetëm zemrat e disa klubeve të njohura në Itali, por edhe ato të qytetit ku u rrit. Mbrojtësi shqiptar vlerësohet shumë nga ambient në Verona, ndërsa së fundmi ka marrë edhe një nderim nga kryetari i komunës Castelnuovo del Garda, vend në të cilin Kumbulla është rritur.

Kështu Giovanni Dal Cero, e ka vlerësuar futbollistin kuqezi për debutimin në Serie A si dhe sezonin që ai është duke zhvilluar. Sipas Dal Cero, Kumbulla ka arritur që ëndrrën e tij ta bëjë një realitet përmes sakrificës apo vendosmërisë dhe një gjë e tillë vlen të vlerësohet.

Ndërkohë, futbollisti shqiptar është ndjerë tepër i nderuar për këtë gjë, teksa shprehet: “Një nder i madh për mua, shpresoj të jem një shembull për shumë djem që kanë këtë ëndërr”./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments