Sezoni 2019-2020 ka parë shumë shiqptarë të bëhen protagonistë në futbollin përtej Adriatikut, atë italian. Ata nuk janë vetëm në Serinë A, por edhe në kategoritë më të ulëta e një prej lojtarëve që ka spikatur me një klub të madh italian është edhe Masimiliano Doda.

Mbrojtësi i djathtë 19-vjeçar, u transferua te Palermo nga akademia e Sampdorias dhe arriti që të bëhej menjëherë një emër i rëndësishëm në jugun e Italisë.

Atje Doda ishte titullar i paprekshëm në krahun e djathtë, me bashkëkombësin e tij Kraja i cili gjithashtu shkëlqeu në mesfushë. Por ndryshe nga mesfushori që është në huazim, Doda është i lirë që të nënshkruajë me skuadrën këtë verë pasi Sampdoria nuk kishte opsion për rifimosjen e tij.

Kështu, me Palermon që po bëhet gati të ngjitet në Seinë C, sipas “Corriere Dello Sport”, një nga lëvizjet e para të klubit do të jetë të blindojë Dodën me kontratë afatgjatë si profesionist.

Lojtari shihet nga të gjithë si një nga emrat e rëndësishëm të së ardhmes së Palermos me mundësi shumë të mëdha për t’u përmirësuar e për të ndihmuar klubin historik italian të kthehet përsëri në elitë pas falimentimit të një viti më parë. /vipsport/