Personazhet e njohura të futbollit në Shkodër janë të shumtë. Një pjesë e tyre, mbas mbylljes së karrierës sportive, nuk janë marrë më me futboll, por ka edhe prej atyre që vazhdojnë të jenë shumë aktiv, kryesisht në rolin e trajnerit.

Njëri prej tyre është pikërisht edhe Altin Xhahysa. Njeriu që e cili tek Tërbuni i Pukës punën si trajner, duke bërë edhe detyrën e lojtarit në fushë sepse kështu ia kërkoi ish-presidenti i pukjanëve Erogen Brajoviç.

Më pas, ai vijoi të punonte në Shkodër, kryesisht tek Akademia Vllaznia duke drejtuar grupmosha të ndryshme, por së fundi i është besuar edhe drejtimi i ekipit “Vllaznia B”.

U ndalëm sot tek Altin Xhahysa sepse ka ditëlindjen, mbusht 46 vjeç. Ai ka lindur në Shkodër më 18 prill 1974 dhe rininë e tij ia kushtoi futbollit.

Mesfushori shtatëshkurtër është një nga emrat e njohur të futbollit shkodran në gjysmën e dytë të viteve ’90 teksa bëhet pjesë e rëndësishme e Vllaznisë, madje duke kontribuar edhe në fitimin e titullit kampion me të në vitin 1998.

Një lojtar krahu, shumë i shpejtë por edhe konkludues para portave kundërshtare. Xhahysa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Bylisin, Besëlidhjen, Apoloninë dhe Tërbunin.

Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditëlindjes i uroj atij edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe një karrierë sa më të suksesshme si trajner!
© shkodrasport.com