Monday, February 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKonfirmohet lajmi i Gazeta 'Shkodra Sport', Basania prezanton trajnerin Besart Cecelia

Konfirmohet lajmi i Gazeta ‘Shkodra Sport’, Basania prezanton trajnerin Besart Cecelia

Konfirmohet lajmi i Gazeta “Shkodra Sport”. Besart Cecelia është trajneri i ri i ekipit të Basanias. Prezantimi i tiij para ekipit është bërë pasditen e sotme nga presidenti Ermir Shimaj. Por ndërkohë do të ketë edhe një ndryshim në stafin teknik sepse ndihmës i tij do të jetë Taulant Nikshiqi.

Një gjë e tillë konfirmohet nga vetë klubi i Basanias përmes një njoftimi në faqen zyrtare ku shkruhet:

“Sot nisëm një rrugëtim të ri. Nisim një projekt afatgjatë me staf të ri drejtues. Prezantuam Besart Cecelia si trajner i parë

Profesor Besarti i datëlindjes 1977 vjen nga Vushtria e Kosovës me një karrierë të gjatë në futbollin e luajtur e po aahtu prej 8 vitesh si trajner. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese në këtë rrugëtim prof. Besartit.

– Taulant Nikshiqi do të jetë zv.trainer

– Eldi Hasani trajner i portierave

SUKSESE e na priftë e mbara!

Ky projekt duhet të bashkërendohet edhe me investimin e parashikuar tek fusha sportive e Basanias në Bushat, investim i cili është dakordësuar ndërmjet Pushtetit Vendor dhe FSHF 50% me 50%

Nëse realizimi i këtij investimi të parashikuar nuk konkretizohet, atëherë na kthehet në pengesë të madhe për vazhdimësinë. Le të shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë dhe Basania të vijojë të mbetet adresë dinjitoze sportive & qytetarie”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments