Lajmi i publikuar pak dite me pare ne “Shkodra Sport”, eshte zyrtarizuar sot nga ana e klubit durrsak.
Mark Dodaj është përgatitësi atletik i ri i Teutës.

Pjesë e Vushtrrisë më parë në Kosovë, Dodaj ka dalë në stërvitje me Teutën, duke përgatitur lojtarët nga ana fizike. Largimi i Saccone për te Partizani ka sjellë nevojën për plotësimin e stafit. Pjesë edhe e Kombëtares së femrave të Shqipërisë, pukjani është bashkuar me Martinin.

Kujtojme qe Dodaj ka luajtur si futbollist edhe me Akademine Vllaznia, per te vijuar karrieren si futbollist me ekipe te ndryshme, nderkohe qe tashme ka nisur rrugen e trajnimit. Ja njoftimi i klubit Teuta per emerimin e tij:

Njoftimi:

Mark Dodaj është zyrtarisht pjesë e Teutes. Përgatitësi atletik i Kombëtares së femrave, tashmë do të jetë pjesë e stafit teknik të KF Teuta, duke qenë në këtë mënyrë një vlerë e shtuar në stafin teknik.

Dodaj ka punuar si përgatitës atletik me Vushtrinë në Kosovë ndërkohë që nga dita e sotme do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Mirë se vjen Mark. Suksese me Teuten.