Diten e djeshme ne faqet e “Shkodra Sport” patem lajmin e bisedimeve dhe akordit te arritur ne mes futbollistit shkodran Olsi Shema dhe drejtuesve te ekipit te Orikut.

Nderkohe ne redaksine tone ka mberritur edhe fotoja zyrtare e prezantimit te tij tek kjo skuader qe merr pjese ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.

Ne kete menyre, mbrojtesi shtatelarte shkodran ka lene ekipin e Murlanit me te cilin ka luajtur ne gjysmen e pare te sezonit dhe ka kaluar tek skuadra e re. Arsyeja duket se ka te beje me nje oferte me te mire financiare.

Kuptohet qe largimi i tij ka krijuar nje boshllek ne mbrojtjen e Murlanit dhe trajnerit Xhahysa do t’i duhet te mendoje alternativa te tjera per zevendesimin e 23 vjeçarit./SHKODRA-SPORT.COM/