Gazeta “Shkodra Sport” lajmeroi pak dite me pare nje miqesore qe Vllaznia kishte planifikuar te zhvillonte gjate kesaj jave ndaj skuadres se Deçiq te Tuzit dhe nderkohe sot ajo eshte zyrtarizuar edhe nga ana e klubit shkodran.
Ndeshja ne mes dy ekipeve shqiptare do te neser (e premte) ne oren 18:00 ne Podgorice. Fakti qe stadiumi “Loro Boriçi” eshte i zene me ndeshjet e “UEFA Women’s Champions League” e ka bere te pamundur zhvillimin e kesaj ndeshje ne Shkoder.
Por nga ana tjeter, nuk ka qene e mundur as luajtja ne stadiumin e Tuzit sepse edhe ai eshte nen rikostruksion dhe per kete arsye eshte vendosur qe miqesorja te luhet ne Qendren e Ekipeve Kombetare te Federates malazeze, ne Podgorice.
Sa i takon Vllaznise, pritet qe trajneri Memelli te ndertojne nje formacion miks me lojtare titullare dhe te stolit, duke mos dashur qe te rrezikoje shume ne pragndeshjen me Partizanin./SHKODRA-SPORT.COM/