Armando Vajushi është lojtar i lirë. Shkodrani në 10 janar 2022 ka mbetur pa një kontratë, pasi klubi ku kaloi dy vite në Rumani, Petrolul i prishi marrëveshjen në mënyrë të njëanshme.

31 vjeçari shkodran nuk ka ndenjur duarkryq, teksa ka paditur në FIFA ish-klubin e tij. Në bazë të marrëveshjes, newsport.al mëson se sulmuesi ka fituar të drejtën për pagat.

75 mijë euro do kalojnë në llogarinë e Vajushit, me klubin që bën pjesë në Ligën 1 të Rumanisë që tregon se e ka derdhur këtë shumë në llogarinë e shqiptarit.

Tanimë Petrolul pret që t’i zhbllokohet merkato, me Vajushin që ka fituar të drejtën e tij, teksa klubi i prishi marrëveshjen gjashtë muaj para se të skadonte kontrata, pikërisht për shkak të rrogës së lartë./newsport/