Ka qene prane Vllaznise edhe sot ne tribunen e “Selman Stermasit”. I eshte gezuar golave te kuqebluve, ka qendruar ne ankth deri ne vershellimen e fundit te arbitrit Jorgji dhe me pas eshte hedhur perpjete per te festuar suksesin ndaj kampioneve ne fuqi te vendit.
E kemi fjalen per tifozin e zjarrte te skuadres shkodrane, regjisorin e mirenjohur Osman Mula. Ai pas ndeshjes ka dhene nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka shprehur kenaqesine e tij per kete sukses. Po ashtu, ka thene se Vllaznia do jete ne mes 2-3 ekipeve me te mira te kampionatit, por nga ana tjeter, ka thene se askush nuk duhet te nxitoje per titullin kampion qe tani.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e bukur për të dyja palët. Ne kishim një avantazh, pasi vinim me fitore ndaj Kukësit në Shkodër, gjë e cila i dha lehëtsi futbollistave të luanin. Pjesa e parë nuk nisi ashtu si duhej për ne, por gjithsesi e morëm veten, bëmë dy gola. Në pjesën e dytë mund ta administronim lojën edhe më mirë, pasi ata ishin me 10 lojtarë dhe ne të plotë.
Futbolli ky është, ndoshta na ndihmoi edhe fati, por fituesi nuk gjykohet kurrë. Urime për Shkodrën, u gëzuam shumë, edhe pse faktikisht ndenjëm dhe me zëmër të ngrirë, por ky është futbolli. Unë i uroj ekipit të zemrës suksese dhe mirëutakofshim në javët tjera, në fushat tjera. Mendoj se do jete ne mes 2-3 ekipeve te para, por nuk duhet te nxitojme per titullin kampion”- eshte shprehur Mula.
Intervisten e plote mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube ne linkun e meposhtem: