Trajneri i ekipit Vllaznia U21 Dean Sibson dy dite me pare permes nje mesazhi te shperndare ne rrjetet sociale, i pershendeti te gjithe pjestaret e klubit shkodran duke i dhene lamtumiren ketij qyteti dhe kesaj skuadre pas nje pervoje njevjeçare qe sipas tij do te mbetet gjate ne kujtesen e tij.

Kjo do te thote se ai nuk do te jete me trajner i ketij ekipi dhe nje gje te tille e ka konfirmuar edhe vete presidenti Alban Xhaferi qe gjate nje prononcimi mbreme ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa eshte shprehur:

“Une dua ta falenderoj trajnerin Sibson per punen e mire qe ka bere. Kishte nje motiv te jashtezakoshem per te punuar me ate ekip dhe ajo qe me beri pershtypje ishin fjalet shume te ngrohta qe ka thene per largimin e tij nga Shkodra dhe Vllaznia.

Ai eshte shprehur shume i kenaqur me qytetin, me mbeshtetjen qe i kane dhene njerezit ketu dhe mendoj se ka bere nje pune te mire. Ndoshta nuk u arrit qellimi kryesor qe ka ky ekip per te çuar lojtare tek ekipi i pare, por ky nuk ishte faji i Sibson.

Tek Vllaznia U21 me largimin e ketij trajneri mendoj se do te kete nje riorganizim te ri te cilin do ta shohim ne ditet ne vijim sepse kemi disa lojtare nga U19 qe i ka mbaruar ditelindja per te luajtur me ate ekip dhe prandaj do te kalojne ketu”.

Po kush do te jete trajneri i ri i Vllaznia U21 per sezonin e ri? Presidenti Xhaferi thote: “Mendoj se do te shohim per alternativen me te mire, por sigurisht brenda ambjentit shkodran”. Qe do te thote se nuk do te kete me trajnere te huaj, por do t’i besohet nje trajneri shkodran. Nje opsion natyrisht qe eshte edhe Ergi Borshi, i cili mbajti detyren e zevendestrajnerit ne sezonin e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/