Paulo Pjeshka ka qene i pari nga futbollistet e Vllaznia U19 qe firmosi me ekipin e pare te kuqebluve pak kohe me pare. Pas tij, do te jete rradha e nje tjeter lojtari te ri per te hedhur firme ne kontrate dhe kjo mendohet te kryhet keto dy dite.

Behet fjale per mesfushorin Rejan Alivoda. Ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te ekipi i te rinjve dhe eshte evidentuar si nje lojtar me shume perspektive dhe per kete arsye, po bisedohet per kushtet e kontrates. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete presidenti Xhaferi qe eshte shprehur:

“Pjeshka siç dihet ka firmosur tashmë dhe mund të konfirmoj se edhe me Alivodën jemi shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Por po shohim sepse krahas ekipit të parë është edhe ekipi U21 që u jep mundësinë këtyre lojtarëve të rinj të luajnë në një kampionat më të fortë dhe prej aty mund të vijnë edhe tek ekipi i parë edhe nëse nuk kanë kontratë sepse janë pjesë e jona.

Ne duhet të ecim me përfshirjen e të gjithë në ekip dhe të mos e kemi mendjen tek kontratat. Kjo sepse kemi bërë disa kontrata sezonin e kaluar me lojtarë të rinj dhe për fatin tonë të keq, këto lojtarë nuk na kanë shërbyer. Prandaj një metodë e tillë ndoshta nuk është shumë frutdhënëse dhe duhet menduar diçka tjetër.

Të mos harrojmë se Federata e ka rritur ndjeshëm tarifën e formimit për futbollistët e rinj dhe kjo do të thotë se ata duhet të vazhdojnë të punojnë fort dhe të mendojnë se janë pjesë e Vllaznisë sepse vetëm kështu mund të ecin përpara”./SHKODRA-SPORT.COM.