Pavaresisht shpresave per t’i pare ne fushe diten e diele duket se tashme nuk ka me asnje te tille. Dy lojtare te rendesishem te Vllaznise, mbrojtesi Filip Gligorov dhe mesfushori Ardit Krymi, nuk do te mundet te luajne as kete jave.
Per rrjedhoje, te dielen ndaj Luftetarit as njeri dhe as tjetri nuk do te jene ne fushe. Kjo gje eshte bere prezente nga vete klubi shkodran permes nje postimi ne faqen zyrtare.
“Ekipi i Vllaznise ka vijuar edhe pasditen e sotme me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te zhvillojne pasditen e se dieles ndaj Luftetarit ne “Loro Boriçi”.
Nen drejtimin e trajnereve Jonuz- Osja e Lekiqi, futbollistet kane vijuar me programin stervitor nderkohe qe te pamundur kane qene vetem Krymi e Gligorov qe me shume siguri do te mungojne edhe kete jave per shkak te demtimeve qe kane kaluar dhe tashme jane ne fazen e rikuperimit.
Pjesa tjeter e ekipit eshte e gjitha e gatshme dhe futbollistet duken te vendosur per te marre fitoren e dyte ne kete kampionat, pikerisht te dielen ndaj gjirokastriteve, ndonese mungesa e tifozeve ne shkallet e stadiumit, do te jete nje minus i madh per skuadren. Vllaznia do te zhvilloje edhe neser nje seance te fundit dhe me pas do te grumbullohet ne prag te takimit”- shkruhet ne faqen e klubit shkodran.