Vllaznia ka zhvilluar pasditen e sotme te paren ndeshje miqesore para spektatoreve shkodrane, pikerisht ate ndaj kosovareve te “Golden Eagle” te Suharekes dhe per kete arsye, interesi per ta ndjekur kete takim ka qene i konsiderueshem.

Tifozet e basketbollit kishin deshire qe te shikonin ne fushe duke luajtur pese lojtaret amerikane qe i jane bashkuar kohet e fundit Vllaznise, me te cilet ekipi eshte plotesuar ashtu si duhet ne prag te nisjes se sezonit te ri.

Por duhet thene se nga ato, ai qe “e ka kaluar klasen” perfundimisht dhe fitoi besimin e tifozeve kuqeblu, ka qene amerikani shtatelarte Nick Evans. Dhe jo vetem se shenoi mbi 30 pike ne kete takim.

Ndonese 31 vjeç dhe 2.10 metra i gjate Evans ka qene protagonist ne miqesoren e sotme. Nje lojtar qe nuk pushonte se vrapuari sa ne njeren tabele ne tjetren. Nje lojtar qe gjuante sakte edhe per 3 pike, edhe per 2 por edhe gjuajtjet e lira. I forte ne luften ne tabele dhe po ashtu edhe shume i sakte ne mbrojtje.

Ai mund te konsiderohet blerja me e mire e Vllaznise se ketij sezoni, megjithate duhet pritur fillimi i ndeshjeve zyrtare. Ne miqesoren e sotme, pati shenja te mira ne momente te caktuara edhe nga Hudson nderkohe qe ndoshta pritej me teper nga William dhe Perine.

Sakaq, i pesti, Voos qe ka mberritur vetem dy dite me pare, nuk ka luajtur sot dhe mbetet per t’u pare ne ndeshjen e ardhshme ne lidhje me formen e tij dhe nivelin qe do te tregoje ne fushe.
www.shkodrasport.com