Pas fitores se ekipit te te rriturave ndaj Partizanit dhe atij U20 ndaj Pogradecit, nuk mund te qendronte pa fituar kete jave edhe Vllaznia U18 ndaj Korabit.

Ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vajzat e drejtuara nga trajneri Fatjet Haxhagiq kane fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj ketij kundershtari.

Setin e pare e kane fituar me rezultatin 25-13 ndersa ne te dytin jane fiksuar shifrat 25-18 ndersa i treti eshte mbyllur me rezultatin 25-15 dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja eshte mbyllur me fitoren e paster te vajzave kuqeblu

Nje kontribut te madh ne kete fitore kane arritur te gjitha vajzat duke filluar nga Adma Mikopula, Adela Vulaj, Gentjana Kodra, Abela Kodra, Klejda Kanushaj, Aliçe Gjergji, Adea Grumira, Reina Hoxha, Paola Gjyshja, Angjela Kodheli, Dezi Kulla, Gledis Kulla, Alteja Malevija dhe Melisa Lera.

Edhe synimi i ketij ekipi eshte fitimi i titullit kampion megjithate jane vetem ndeshjet e para te kampionatit dhe sigurisht qe deri ne fund eshte nje rruge e gjate dhe duhet vazhduar ne kete menyre./SHKODRA-SPORT.COM/