Vullnet Basha është lojtari më i ri i Ionikos Nikeas në Superligën e Greqisë. Mesfushori 30 vjeçar ka kaluar këtë paradite testet mjekësore, teksa ka hedhur firmën në kontratë.

Një vit do jetë mesfushori pjesë e skuadrës që luan në elitën e Greqisë, teksa ndjek hapat e të vëllait, Migjenit, që më herët luajti me Aris Selanik.

Ashtu siç njoftoi newsport.al pak ditë më parë, palët kishin nisur negociatat që janë mbyllur pozitivisht.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ishte lojtar i lirë, pasi përfundoi kontratën me Wisla Krakow në Poloni. Me një eksperiencë të madhe në Zvicër dhe Spanjë, Basha do jetë për një sezon pjesë e elitës greke.