HomeKRYESOREKoplikasi Enis Çokaj në formacionin më të mirë të javës në Kroaci

Koplikasi Enis Çokaj në formacionin më të mirë të javës në Kroaci

Enis Çokaj dhe Albi Doka janë përfshirë në formacionin e javës në Kroaci. Mesfushori i Kombëtares ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në humbjeN që skuadra e tij, Lokomotiva e Zagreb pësoi 3-1 nga Osijek në transfertë.

Futbollisti nga Kopliku Çokaj u largua nga loja në minutat e fundit me karton të kuq, por kjo nuk e ka penalizuar për të qenë në formacionin e javës.

22 vjeçari nga po luan sezonin e tij te trete ne Kroaci dhe padyshim qe ky pritet sezoni i tij sepse jo vetem po luan rregullisht, por edhe eshte shnderruar ne lider tek kjo skuader.

Në 11-shen titullare është edhe Albi Doka që bëri një ndeshje pozitive me Gorican. Mbrojtësi i Kombëtares dha asist në minutën e 70-të për Lovric që vulosi ndeshjen. Që të dy futbollistët kuqezi kanë marrë notën 8 nga Sofascore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments