Ndodhet tete pike larg Vllaznise megjithate Korabi do te provoje jo vetem ta ndale ate, por edhe te ngushtoje diferencen me ekipin shkodran dhe pse jo per te provuar deri ne fund.

Pikerisht per kete arsye, ballafaqimi i neserm ne mes ketyre dy ekipeve pritet me interes. Madje mesohet se dibranet do te kete edhe nje “premio” speciale nese mundin Vllaznia: Futbollistet do te perfitojne nje dreke speciale!!!

“Nëse fitoni, do të keni një drekë speciale për tri pikët. Do ta kthejmë në festë, sepse luajmë një nga ndeshjet më të forta të fazës së tretë. Korabi e meriton”, u ka thënë Bubeqi futbollistëve, sikurse mëson SportEkspres.com.

Dibranët do të tentojnë ta ndalojnë Vllazninë kryesuese. Për ta është një ndeshje prestigji, pasi nuk ëshët se synohet ngjitja në Superiore. Kuqeblutë janë favoritët kryesorë për t’u rikthyer në elitë dhe duan që sa më parë ta realizojnë objektivin e tyre. Në Peshkopi këtë javë është e sigurt që nuk do ta kenë të lehtë.

A do te motivohen nga dreka lojtaret e Korabit apo do te luajne vete per te treguar vlerat e tyre? Kete pritet ta shohim ne takimin e neserm nderkohe qe ne dy takimet e tjera e ketij kampionati, Vllaznia i ka mundur.