Java e 19-të e Kategorisë Superiore mbylli sot siparin, me 4 përballjet e zhvilluara në orën 14:00, ku nuk munguan surprizat. Pas kësaj javë, kryeson Vllaznia me meritë, e ndjekur nga Partizani, Laçi dhe Teuta.

Në një hulumtim të “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të renditjes së këtij sezoni me ketë aktualin, për sa i përket 19 javëve të zhvilluara deri më tani, rezulton se shkodranët kanë 13 pikë më shumë se vjet.

Me bilanc pozitiv rezultojë edhe Partizani, Laçi dhe Teuta. Firo të frikshme pikësh për kampionët në fuqi të Tiranës, si dhe për 2 ekipet e vendit të fundit, Bylis dhe Skënderbeut.

RENDITJA VJET

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

VLLAZNIA +13 pikë

PARTIZANI +6 pikë

LAÇI +4 pikë

TEUTA +2 pikë

KUKËSI -6 pikë

TIRANA -8 pikë

BYLIS -18 pikë

SKËNDERBEU -15 pikë