Egnatia ka arritur një fitore me “aromë” mbijetese, teksa kanë mposhtur në stadiumin “Arena Egnatia” skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 2-0, ku dy brazilianë i kanë dhënë tre pikë të arta skuadrës së Zekerija Ramadanit.

Goli i parë u realizua me autor Pedro Auguston në minutën e 15′, ku pas goditjes së Ilirid Ademit dhe grushtimit të Rexhepit, ishte sulmuesi brazilian i rrogozhinasve, i cili ka përfituar duke shënuar golin e parë të takimit.

Pjesa e dytë nisi vakët pa shumë raste, por goli i dytë dhe i vulosjes së duelit për mbijetesë ishte nga një aksion model i Egnatias me Xhekson, i cili mjaft bukur ka goditur në portë dhe topi përfundon në shtyllë dhe në rrjetë.

Ky sukses e ngjit Egnatian në vendin e 7-të në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e 9-të me 16 pikë.

FT | EGNATIA 2-0 SKËNDERBEU

Pedro Augusto 15′, Xhekson 75′