Partizani dhe Vllaznia luajnë sot në 16:45 në “Air Albania”. Sfida vlen për javën e 21 të Superligës, me dy skuadrat që mbajnë vendet e 4 dhe 5 në klasifikim. Me pesë pikë më shumë, shkodranët kërkojnë të mbajnë distancën në një ndeshje të luftuar.

Nderkohe mesohet se arbiter kryesor ne kete ndeshje do te jete durrsaku Florian Lata. Ai eshte nje nga arbitrat e rinj qe po promovohet nga Sektori perkates i Federates Shqiptare te Futbollit.

Nga ana tjeter ne VAR do te jete durrsaku tjeter Andi Koçi. Shkodranet kane patur pretendime per arbirltrimin ne ndeshjet e fundit dhe si rrjedhoje kerkojne drejtesi ne takimin e sotem.

Kuptohet qe Vllaznia do ta kerkoje me insistim fitoren ne kete ndeshje e cila do te luhet ne “Air Albania”, stadium ne te cilin ne fakt kane patur shans sa here qe kane luajtur./SHKODRA- SPORT.COM