Me triumfin e Partizanit në transfertë ndaj Kukësit dhe me barazimin e Vllaznisë ndaj Skënderbeut, diferenca mes kryesuesve shkodranë dhe të kuqve të drejtuar nga Ilir Daja, u ngushtua në 4 pikë, në përfundim të javës së 20-të të Kategorisë Superiore.

Gjithsesi në hulumtimin e bërë nga “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të renditjeve, Vllaznia rezulton skuadra me bilancin më pozitiv, për sa i përket pikëve të rikuperuara.

Shkodranët kanë 13 pikë më shumë, se java e 20-të e sezonit të kaluar. Për sa i përket skuadrave me firon më të madhe të pikëve, ato janë Bylisi, Skënderbeu dhe kampionët e Tiranës.

Krahasimi i renditjes

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE:

VLLAZNIA +13 pikë

PARTIZANI +6 pikë

LAÇI +4 pikë

TEUTA +5 pikë

KUKËSI -9 pikë

TIRANA -11 pikë

BYLIS -16 pikë

SKËNDERBEU -14 pikë