“Ndjehem I shokuar nga lajmi që mora vesh. Më vjen keq që më është larguar nga jeta një pjesë e saj. Din Zhega ka qenë një nga shokët e mi më të mirë. Shkodra dhe Shqipëria ka humbur jo vetëm një nga lojtarët më brilant të saj, por edhe një nga drejtuesit më të mirë të saj. Ndjej dy herë më shumë keqardhje pasi jo më larg por dje e kishim në gojë Din Zhegën me një nga bashkohësit tonë. Ai ishte një njeri I jashtëzakonshëm një shok I mirë jashtë fushës së blertë por edhe një figurë e këtij
sporti aq të dashur për ne. Dua të ngushlloj familjen e Dinit, gruan dhe fëmijët dhe përmes jush t’I shpreh keqardhjen për mos mundësinë e pjesmarrjes në ceremoninë mortore të mikut tim të shtrenjtë, pasi vetë sapo jam operuar nga sytë. Edhe tani që flas me ju nuk po më pushjnë lotët dhe emocioni kur shprehem për Din Zhegën sa më vjen dhe shtohet. Më është larguar një mik I shtrenjtë që sat ë jem gjallë do ta kujtoj me shumë mall”-ka thënë Sabah Bizi.

www.shkodrasport.com