Sunday, May 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBorshi: Kemi dominuar! Balaj nuk shënon? Shpresoj t'i ketë ruajtur për...

Borshi: Kemi dominuar! Balaj nuk shënon? Shpresoj t’i ketë ruajtur për…

Vllaznia ka triumfuar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-0. Pas këtij dueli foli zv.trajneri i shkodranëve, Ergi Borshi.

“Normalisht është puna e gjithë vitit, synimi ka qenë vendi i parë. Kemi qenë konsistent në punën tonë. Kemi qenë të bindur që jemi të mirë, me këmbë në tokë, ekip për të rivalizuar çdo kundërshtar dhe për të synuar titullin kampion. Pjesën më të madhe të kampionatit, kemi dominuar. Tani na presin edhe 3 finale.

Presidenti Xhaferi, fjalim? Pas çdo ndeshje ai është aty me ne. Na përgëzoi, na uroi, por nuk kemi arritur asgjë. Kjo është vetëm gjysma e punës.

Jemi ekipi që kemi aktivizuar pothuajse të gjithë lojtarët. Është aktivizuar Tafili shumë ndeshje. Këto kanë qenë lojtarët më të spikatur, janë djem që punojnë, djersisin për fanelën. Përsa i përket pyetjes së dytë, besimi është i fortë. Bindja ka qenë që mund t’ja dalim. Duke filluar nga nesër, vëmendja është te Dinamo.

Balaj s’po shënon? Formacioni bazë është 3-5-2 dhe brenda lojës mund të ndryshojmë, por baza ka qenë 3-5-2. Balaj, shpresoj që i ka ruajtur golat për Final Four”, tha Borshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments