Edhe pse kishte një pikë më pak se sezoni aktual, Dinamo City shpallej kampione dimri një vit më parë. Asnjë skuadër tjetër nuk kishte bërë më mirë se blutë (me pikë të barabarta me Vllazninë, por më mirë në ndeshjet direkt). Gjysmën e parë të këtij sezoni kryeqytetasit e mbyllën në vend të 3-të, me 32 pikë.
Këtë sezon janë Egnatia dhe Elbasani që e kanë kaluar skuadrën e trajnerit Ilir Daja. Kampionët në fuqi, me 7 pikë më shumë se një vit më parë, u shpallën kampionë dimri.
Për t’u evidentuar është rendimenti i Elbasanit, që pas gjysmës së parë të këtij sezoni ka 11 pikë më shumë (33 pikë këtë sezon ndaj 22 të sezonit të kaluar).
Vllaznia vjet kishte një pikë më shumë. Partizani i mbyllte dy fazat e para të sezonit të kaluar në vend të 3-të, me 7 pikë më shumë se aktualisht, ndaj dhe e sheh veten në vend të 6-të. Për Tiranën e vendit të fundit nuk ka vend për shumë komente. Një vit më parë kishte 8 pikë më shumë.


