Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Kukësit me rezultatin 2-1, duke mbajtur gjallë shpresën për një vend në Kategorinë Superiore.

Trajneri shkodran, Ervis Kraja është shprehur për “Supersport” se në skuadër është rikthyer besimi për mbijetesën, ndërkohë që sa i përket javës së ardhshme, ai ka kërkuar nga Partizani të luajë fort ndërsa për Skënderbeun do që të jetë pa objektiva.

E nisëm mirë por nuk duhet festuar. Kemi bërë hap pozitiv dhe na gëzon fitorja e Laçit duke na shtuar besimin. Kemi shpresë që edhe Partizani do të luajë pastër ndërsa ne të gjejmë në Korçë një skuadër të pamotivuar.

Gjendja psikologjike është shumë e rëndë në skuadër dhe gjithë javën kemi punuar nga kjo pjesë. Gjatë gjithë kohë donin të dinin sa është rezultatin në Kamzë por fatmirësisht ishte në favorin tonë.

Kukësi? Nuk mund të them se i kam borxh pasi kishim objektivin tonë.

Partizani ishte tepër i mobilizuar ndaj nesh dhe shpresoj që ashtu të jetë edhe ndaj Kamzës. Shpresoj që të jemi në superiore vitin tjetër”, u shpreh Kraja. /Vipsport/